Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 97

Restoranti me një tavolinë që po bën bujë në internet (FOTO)

Image may be NSFW.
Clik here to view.
rest
Është e vështirë të gjesh vend dhe duhet gjithmonë të prenotosh. Ata që kanë ngrënë aty, thonë se ushqimi është shumë i mirë. Ambienti është familjar në llojin e tij. Mund të duket sikur po flitet për një restorant me emër, por “New York Post” shkruan kështu për “restorantin” që një student ka hapur në dhomën e tij. Po, po, amerikani Jonah Reider, student i Universitetit të Kolumbias, ka hapur një minirestorant të mirëfilltë në dhomën e tij dhe për më tepër, ai është i prenotuar deri për Krishtlindje.

Një tavolinë për katër

Gjithçka ka nisur si lojë, kur djaloshi gatuante për shokët e tij. Por tashmë  Jonah Reider është një fenomen i vërtetë i kulinarisë. Për të shkruajnë “New Yorker”, “Slate”, Columbia Spectator”, madje edhe britanikja “Daily Mail”.

“Kam me mijëra kërkesa për prenotim. Dhe këta aspirantë për klientë janë mjekë, avokatë, drejtues kompanish, por më të shumtët në numër mbeten studentët e universitetit. Të gjithë duan një tavolinë, por faktikisht unë vetëm një të tillë kam. Një tavolinë për katër persona”, thotë ai.

Çmimet

Restoranti quhet “Pith” dhe shërben kryesisht gatime të kuzhinës amerikane moderne. Ai hapet vetëm të martën, të enjten, të premten dhe të shtunën në darkë. Çmimi është i barabartë me koston e përbërësve (rreth 15-20 dollarë për person) dhe pjatat përgatiten në kuzhinën e dhomës së tij në konvikt.

Për pasion

Jonah thotë se nuk ka ndërmend të fitojë para me këtë biznes, të paktën jo për momentin. Ata që e njohin pasionin e tij për kuzhinën e dinë se më mirë se aty nuk mund të hash, ndërsa ai thotë se e bën të gjithë këtë thjesht për t’u ndier mirë vetë.

21-vjeçari studion sociologji dhe ekonomi. Restoranti i tij ka bërë një bum të vërtetë në mediat sociale, saqë Departamenti i Shëndetit dhe rektori i universitetit i kanë ndaluar për momentin futjen e klientëve të tjerë, të cilët nuk janë studentë.

Image may be NSFW.
Clik here to view.
djali
Image may be NSFW.
Clik here to view.
collegechef2

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Jones_JonahReider2512

Image may be NSFW.
Clik here to view.
kuzh

Image may be NSFW.
Clik here to view.
gatimi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 97