Quantcast
Channel: Fun Zone – Albaniatimes
Viewing all articles
Browse latest Browse all 97

Tek djersa fshihet aroma e lumturisë

$
0
0
Sipas një studimi të ri, ky emocion është lehtësisht i ngjitshëm. Ja si transmetohet!

Edhe djersa arrin të komunikojë dhe e bën duke transmetuar aromën e lumturisë. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Psychological Science”, molekulat që ekzistojnë në këtë sekrecion trupor arrijnë në fakt të nxisin në ata që nuhasin reagime tipikisht të lidhura me këtë emocion. Lumturia, pra, mund të transmetohet përmes djersës.

Studime të mëparshme kanë treguar që përbërja kimike e djersës është lidhur me emocione negative si frika dhe pështjellimi, por kërkimet që kanë analizuar fenomenin në raport me emocionet pozitive janë të pakta. Sot, eksperimentet të drejtuara nga ekspertë të psikologjisë të Universitetit Utrecht, Gün Semin dhe nga kolegët e tyre japin prova të ekzistencës së saj edhe në rastin e lumturisë. “Në një kuptim –ka shpjeguar kërkuesi shkencor – lumturia është si një e qeshur, është ngjitëse”.

Për të arritur në këtë konkluzion, Semin dhe kolegët kanë marrë në shqyrtim kampionë djerse të sqetullave të 12 burrave përmes thithësve të vendosura nën sqetull ndërsa ata shikonin videoklipe që mbartnin emocione neutrale ose dhe kur shikonin videoklipe që mund të shkaktonin frikë ose lumturi. Pjesëmarrësve në eksperiment iu kërkua gjithashtu të plotësonin testin për të vlerësuar emocionet. Në këtë mënyrë u konfirmua që videot, ashtu siç ishte menduar, influenconin gjendjen emotive të pjesëmarrësve në eksperiment. Më pas kampionet e djersës u janë dhënë disa grave që t’i nuhasnin – që në përgjithësi kanë një nuhatje më të mirë krahasuar me meshkujt dhe janë më të ndjeshme në aspektin emotiv se sa të tjerët. Rezultoi se kur nuhatej aroma e frikës rritej aktiviteti i të njëjtit muskul ballor i aktivizuar kur personi ndjen frikë. Djersa e lumturisë aktivizon kryesisht muskujt që i lejojnë fizionomisë së fytyrës të kenë shprehje që tregon lumturinë.

Sipas kërkuesëve, këto rezultate tregojnë ekzistencën e një “sinkronizimi sjelljeje” mes atyre që prodhojnë djersën dhe personit që e nuhat. “Është një hap i mëtejshëm në modelin tonë të përgjithshëm të funksionit të komunikimit të djersës njerëzore”, ka shpjeguar Semin. “Studimi ynë – është shprehur kërkuesi shkencor – tregon që të jesh i ekspozuar ndaj djersës së prodhuar ndërsa je i lumtur shfaqjet pamja e lumturisë në atë që ëshët i ekspozuarin, dhe nxt një ngjitje të gjendjes emotive. Kjo tregon që një person i lumtur mund të transmetojë lumturi përreth”.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 97