
Sipas medieve vendase, meshkujt nuk duhet të kenë flokë më të gjata se dy centimetër. Ndërkohë femrat janë udhëzuar të kopjojnë modelin e gruas së liderit, Ri Sol-ju.
Mediet shkruajnë se, të vetmit që përjashtohen nga ky rregull janë ata që performojnë në skenë.
Monitoruesve të universiteteve iu janë dhënë gërshërë dhe kanë fuqinë që të presin flokët e shkelësve të dekretit në çdo kohë.