Frika nga terrorizmi ka bërë që shumë shtetas amerikanë t’u drejtohen dyqaneve të armëve për t’u pajisur me armë zjarri.
Kështu, FBI-ja ka deklaruar se pas një vëzhgimi llogaritet që nesër të shiten të paktën 190 mijë armë zjarri në SHBA.
Dhe ndërsa nesër është “E premtja e zezë”, ditë e uljes së mëdha të çmimeve që kryhet çdo vit në SHBA dhe Britaninë e Madhe, pritet që amerikanët të blejnë nga një armë zjarri.
“Do të shiten mesatarisht 2 armë zjarri çdo sekondë”, bën të ditur FBI-ja, e cila thekson se dita e nesërme do të shënojë një rekord në 20 vitet e fundit përsa i përket shitjes së armëve të zjarrit.