Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 97

Trinjakët identikë, nëna ua lyen thonjtë me ngjyra të ndryshme për t’i dalluar

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Lindja e tre fëmijëve identikë në të njëjtën kohë është një gjë shumë e rrallë, që ndodh vetëm 1 në 200 milionë raste.
Thomas, Edward dhe Harry Chalwin kanë ardhur në jetë me anë të prerjes cezariane më 13 prill, në Britaninë e Madhe. Duke qenë se kishin një peshë shumë të vogël u desh që trinjakët e rrallë të qëndronin për tri javë në inkubator dhe të ushqeheshin me anë të tubave.

Tre djemtë e vegjël janë aq identikë, sa që edhe nëna e tyre pranon se fillimisht nuk ishte në gjendje t’i dallonte dhe për të bërë diferencën detyrohej tua lyente thonjtë me ngjyra të ndryshme nga njëri-tjetri në mënyrë që të kuptonte kush ishte kush.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Claire, 33-vjeçare u shpreh për revistën “People” se, diferencimi mes tyre, edhe për atë që i kishte lindur, në muajt e parë të jetës ishte i pamundur, pasi ata janë të ngjashëm si pikat e ujit, ndaj dhe i erdhi në mendje ideja e ngjyrave të ndryshme për thonjtë e secilit.

Shanset e lindjes së trinjakëve nga një shtatzëni natyrore janë 1 në 4 000 raste. Ndërsa mundësia për trinjakë identikë, teorikisht është 1 në 200 milionë, praktikisht është pothuajse e panjohur.

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 97