Blerjet në internet mund të sjellin surpriza, por ajo që i ka ndodhur një burri në Ohuio, SHBA, është vërtetë e paprecedentë. Ai kishte porositur në internet një kasafortë të re dhe sigurisht të ishte bosh. Por kur kasaforta ka arritur në shtëpi dhe burri e ka hapur, është gjendur përpara një sasi jo të vogël droge.
Policia e Shelby County po heton kompaninë e transportit, Conway. Co, së cilës i ishin dorëzuar rreth 25 kasaforta nga prodhuesit. Për momentin nuk është arritur të kontaktohet shoferi i kamionit që ka sjellë ngarkesën në destinacion.