Një grua ka shpëtuar paq në një shfaqje toreadorësh në Kosta Rika pasi u godit nga një dem duke ‘fluturuar’ 3 metra në ajër.
Gjithçka u filmua nga kamerat, nën sytë e turmës së spektatorëve që ishin mbledhur të shikonin festivalin tradicional që organizohet në San Jose me rastin e festave.
Demi 500-kilogramësh, i cili arrit të dilte më herët seç duhet nga ‘dhoma’ e tij, nisi të vraponte në fushë duke marrë para me brirë një grua që ndodhej në pistë të cilën e hodhi 3 metra në ajër. Fatmirësisht gruaja nuk pësoi dëme të mëdha.