Quantcast
Channel: Fun Zone – Albaniatimes
Viewing all articles
Browse latest Browse all 97

Gruaja tregon arsyen për burrin që shëtiti si qen

$
0
0

Man-on-leash-3400836Gruaja që shkaktoi shumë reagime për foton, ku tërhiqte një burrë si qen në rrugët e Londrës shpjegon arsyen pas veprimit. Eden Avital Alexander ka zbuluar se akti ishte pjesë e një projekti teatri në grup.

Fotot dhe video mbushën Twitterin dhe rrjetet sociale pasi Eden u dallua duke tërhequr me një litar qeni një burrë. Aktorja e skenës tani pranon se shëtitja ishte pjesë e një projekti të përqendruar në reagimet e turmës dhe se burri që mbahej në litar ishte regjisori i saj. Reagimet e njerëzve po filmoheshin nga një kameraman si pjesë e projektit dhe Eden shpjegon se ato ishin të shumta që nga e qeshura deri tek debati për të drejtat e meshkujve.

“Besoj se artistët, veçanërisht aktorët, duhet ta nxjerrin audiencën nga jeta e tyre e përditshme dhe ta bëjnë të ndjejë dhe mendojë gjëra të reja,” sqaron ajo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 97