Indi- Një burrë indian është viktimë e një varësie të çuditshme e cila konsiston në të ngrënit tulla. Ai vuan psikologjikisht shumë nga ky shqetësim ushqyerje dhe nuk gjen dot zgjidhje. Madje ai ka pranuar se ushqehet edhe me baltë, përveçse me tulla. “Ha vetëm tulla dhe baltë. Këtë gjë e bëj sepse tashmë është pjesë e të zakonshmes time dhe çdo ditë e më shumë nuk mund të bëjë dot pa i ngrënë ato”, ka thënë zotëria. “Nëna ime më është përgjëruar disa herë që të ndaloj së ngrëni tulla dhe baltë, por nuk ja kam dal dot mbanë. Edhe pse ajo më bën shumë pjata të tjera të shijshme, në fund preferoj të ha tulla”, tha burri tulla/baltë-ngrënës. Sot ky burrë është 30 vjeç, por këtë çrregullim të çuditshëm ushqyerje e vuan që në moshën 10-vjeçare.