Zogu me ngjyrë të verdhë nuk mund të besojë se shoqja e tij vërtetë ka ngordhur, kështu që ai mundohet tërë kohën që ta kthejë në jetë.
Kjo video është shpërndarë në rrjetet sociale nga shumë njerëz, duke thënë se kjo tregon thellësinë e dashurisë që ndjejnë zogjtë dhe se ata mbajnë zi kur të dashurit e tyre ngordhin.
Në këtë video shihet një moment kur pronari i këtyre zogjve tenton që ta mbështjellë zogun e ngordhur me një faculetë kuzhine, transmeton Koha.net, zogu i verdhë reagon duke mos e lënë pronarin që ta hedhë atë dhe ndërkohë vazhdon që të provojë që ta kthejë në jetë shoqen.
Me sa duket, ky zogu zemërthyer nuk është në gjendje që të pranojë se shoqja e tij ka ngordhur.
Për më tepër shikoni videon deri në fund dhe do të habiteni me reagimet e këtij zogu.