Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 97

10 qytete të vogla, por fenomenalë!

Për të zbuluar një shtet mund të synosh edhe vizitën e qyteteve të vogla mbresëlënëse, si qytetet e mëposhtme.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Qytetet e vogla shpesh lihen jashtë syrit të turistëve duke u gjykuar nga madhësia e tyre në hartë. Një zgjedhje e gabuar e bërë ndër vite. Në foto duken ngjyrat dhe arkitektura e veçantë që drejton rrugët e këtyre vendeve: mbase jeta në një qytet të vogël është shumë herë më e bukur dhe më e paqtë se në qytetet e mëdha. Ja përzgjedhja më e fundit:
Image may be NSFW.
Clik here to view.

Colmar, Francë
Quajeni qytetin e princeshave, Colmar është i magjishëm si në përrallat e Disney. Ngjyrat që mbizotërojnë në të janë roza dhe e verdha, shtëpitë janë të lyera me ngjyrë argjendi dhe varka të vogla shëtisin kanalet mespërmes qytetit. Një tjetër element është treni i qytetit që nuk dëmton ambientin dhe funksionon 24 orë. Mungon është një zanë prej vërteti, por edhe për atë ky qytet nuk ka nevojë.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Juzcar, Spanjë
I quajtur ndryshe qyteti i Smurf ! Krijuesit e filmit ‘Smurf’, filmi i animuar me kukullat blu, arritën të bindin 250 pronarë të shtëpive të qytetit për të lyer shtëpitë e tyre blu. Turistët vërshuan menjëherë në rrugët e qytetit pas këtij vendimi. Që prej kohës kur qyteti u kthye në ngjyrën blu, asnjëherë nuk i ka humbur turistët, dhe banorët preferojnë t’i mbajnë ende shtëpitë në atë ngjyrë.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Alberobello, Itali
Një qytet i humbur ? Jo. Alberobello, me emrin e tij të veçantë qëndron ndër qytetet e vogla më të bukura të Italisë duke u listuar në vendet e para në qindra lista. Qyteti ka 100 shtëpi me çati konike të bardha të vendosura në majën e një kodre dhe të rrethuara me pemë ulliri. Fantastike!

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Qaqortoq, Greenland
Mirëseerdhët në qytetin e kukullave! Sa për pamjen e tij është e pakomentueshme, horizonti i rrethuar me male dhe dëbora e përhershme e bëjnë këtë qytet magjepsës. Popullsia ? Vetëm 3000.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Burano, Itali
Qyteti italian me ngjyra tekno ku pronarët e shtëpive duhet të kërkojnë leje nga qeveria për të lyer shtëpitë e tyre, pasi ka një listë me ngjyrat që je i lejuar të përdorësh për të ruajtur estetikën e qytetit. Thyeji këto rregulla dhe do e gjesh veten pas kangjellave të burgut, estetika mbi të gjitha!

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Shirakawa-go, Japoni
Qyteti i ëmbël Shirakawa–go ndodhet në rrëzën e një mali dhe është i famshëm për çatitë e shtëpive të dizenjuara si duar gjatë lutjes. Pamjet në orët e para të mëngjesit këtu janë tepër të veçanta, ngjyrat e pranverës i japin jetë shtëpive. Kryesorja, aty mbizotëron paqja!

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Monstato, Portugali
Një qytet i ndërtuar përreth gurëve të mëdhenj, pa u zhvendosur. Pyetja që lind është se kush e ndërtoi planin e këtij qyteti ? Kushdo që e ka bërë, tashmë turistët e falenderojnë!

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Hoi An, Vietnam
Thonë që në këtë qytet ka më shumë drita sesa njerëz. Në Hoi An mbizotëron atmosfera qetësuese dhe duket sikur është gjithmonë ditë. Gjithashtu ky qytet ka një histori shumë të pasur dhe nëse shkoni do të doni të qëndroni atje përgjithmonë.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Goreme, Turqi
Peizazhe të arta qëndrojnë pas ndërtesave të Goreme. Struktura e tij është e ngjashme me shumë prej qyteteve tradicionalë turq, por ai është i njohur për zakonet e pandryshuara turke.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Giethoon, Holandë
Holanda nuk mund të lihej jashtë liste! Nëse kërkoni vend për pushimet ideale, kjo qytezë është e duhura. Giethoorn nuk ka rrugë, por lidhet me kanale të vogla duke krijuar ishuj privatë për çdo shtëpi. Qyteti njihet gjithashtu për mënyrën e veçantë të pritjes së turistëve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 97